Siç dihet në Londër dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar (por edhe në vende të tjera) e ngasin makinën në kahun e majtë të rrugës, e kundërta e mënyrës se si i japim në Shqipëri dhe pjesën më të madhe të botës.
Drejtimi i makinës në Londër, për ata që janë mësuar të ngasin në drejtim të kundërt, mund të duket e vështirë, por nuk është kështu, është thjesht një çështje zakoni.
Më poshtë shpjegimi pse britanikët ngasin në të majtë dhe origjina e këtij vendimi.
Në të kaluarën pothuajse të gjithë i jepnin mjeteve (kuajve, karrocave) në të majtë, sepse ishte pozicioni më i mirë për të përdorur shpatën, duke qenë kryesisht të gjithë të djathtë dhe jo të mëngjër. Ishte gjithashtu më e lehtë të hipje në kal nga ana e majtë.
Kjo praktikë u zyrtarizua rreth vitit 1300 me një dekret nga Papa Boniface i cili u tha të gjithë pelegrinëve të udhëtonin në anën e majtë të rrugës.
Në 1773, për shkak të një rritje të papritur të kuajve në rrugë, Qeveria Britanike prezantoi “The General Highway’s Act”, një kod rrugor në të cilin këshillohej të mbahej majtas. Ky u bë ligj në vitin 1835.
Si u shfaq dhënia e mjetit djathtas? Nga fundi i shekullit të 18-të, shoferët e parë të kamionëve në Francë dhe Amerikë filluan të transportonin produkte bujqësorë në vagonë të mëdhenj të tërhequr nga kuaj të shumtë.
Këto vagonë nuk kishin vend për shoferin dhe ky i fundit ulej në kalin e fundit në të majtë, për të patur krahun e djathtë të lirë në mënyrë që të mund të fshikullonte kuajt. Në këtë pozicion, shoferi donte që ata që vinin në drejtim të kundërt, t’i kalonin majtas, për të kontrolluar që rrotat e kamionçinës nuk preknin automjetin tjetër.
Në 1789 Revolucioni Francez dha një kontribut të fortë në këtë rregull. Para Revolucionit, aristokratët francezë udhëtonin në të majtë të rrugës duke detyruar fshatarët të udhëtonin në anën e kundërt.
Me rënien e Bastilles, aristokratët preferuan të udhëtonin në të djathtë për të kaluar pa u vënë re.
Në 1794 u prezantua një ligj në Paris në të cilin u tha se në rrugë duhej të mbahej e djathta. I njëjti ligj ishte miratuar një vit më parë në Danimarkë.
Me Perandorinë e Napoleonit dhe me pushtimin e tij në pjesën më të madhe të Evropës, u fillua të udhëtohej në të djathtë, duke përjashtuar qartazi vendet që kishin kundërshtuar Napoleonin, si Mbretëria e Bashkuar e cila vazhdoi të mbante kahun e majtë. Anglia i vendosi këto rregulla edhe në kolonitë e saj si p.sh. India, Afrika, Australia dhe Azia.