Pavarësisht nëse e ke vëlla, shok, partner, koleg, të gjithë e njohim një burrë që e ka të vështirë t`i dëgjojë gratë. Nuk ka asnjë arsye për t`u mërzitur me ta, sepse nuk është faji i tyre. Duket se truri i meshkujve e dëgjon ndryshe zërin e grave.
Si?
Zërat femërorë e bëjnë trurin e burrave të punojë më intensivisht
Një studim zbuloi se kur burrat flasin me njëri-tjetrin truri i tyre prodhon më pak valë, pra punon më lehtë, më pak, kurse kur dëgjojnë gratë, truri intensifikon punën për të deshifruar atë që gratë thonë. Ndaj e kanë të vështirë të kuptojnë jo vetëm fjalët, por edhe emocionet e grave.
Zërat e grave janë më pak autoritarë
Ky nuk është lajm i ri. Njerëzit me zë më të plotë e të fortë kanë më shumë gjasa të merren seriozisht. Gratë e kanë të pamundur biologjikisht të kenë zë të trashë.
Zërat e grave janë më kompleks
Gratë janë më të pritura për të ndryshuar zërin dhe intonacionin dhe kjo ua vështirëson dëgjimin dhe deshifrimin burrave.