Nga Drilon Terpini
Që në krye të herës nuk besoj se Rama e ka seriozisht për të pretenduar Shkodrën dhe këtë më shumë se asgjë tjetër e përforconë patronazhimi nga një prej figurave më të diskretituara në vend sikur kjo, Spiropali. Të çosh Spiropalin për t’ju mbushur mëndjen shkodranëve për ecjen “Vetëm përpara” të një subjekti sinonim i vjedhjes, plaçkitjes dhe varfërimit të një krahine, por jo vetëm të krejt Shqipërisë, është sikur ti mbushës mëndjen “goamarit për ngjyrën e kuqe të barit”. Është e dallueshme se me “pafajsinë” e tij djallëzore Beci e ka shmangur shoqërimin në publik të kësaj monstre, por gjithsesi “damka” është aty. Ajo që ka bërë mirë në këtë sipërmarrje sulltani është pasurimi i bejteve, gallatave, ironive tradicionale shkodrane me këtë personazhin “Spiropal”.
- Me ndjenjën e fajit nga ky karshillëk që i bënë këtij komuniteti Beci mundohet ta mbulojë me atë “pafajësinë naïve” ! A thu se ky ka rënë nga qielli dhe po befasohet nga kjo masakër që kjo qeverri “patronazhiste” i ka bërë veçmas Shkodrës. Ajo që po e shqetëson sulltanin dhe Becon është se edhe projektet në 3D apo 4G, përpara këtij fukarallëku, nuk po ngjisin tek ky popull që është margjinarizuar përtej çdo mundësie.
Unë besoj se edhe Beci është një kalimtar që po margjinarizohet, jo se i duhet fitorja, por sepse është I detyruar që t’I bëjë qefin sulltanit dhe me këtë rast “pastrohet” nga mekatet që nuk ka zot që t’ja laj.
- Ndoshta postulati se “Shkodran lind dhe jo bëhesh” është një përputhje ekselente për Becin. Thuhet se me Shkodrën e lidh origjina e prinderve. Ai është një qytetar që ka lindur dhe rritur në Tiranë dhe është bërë “shkodran” vetëm para disa muajëve për të respektuar ligjin. Normal, askush nuk mund as ta ndalonte, por as ta paragjykonte. Problemi i Becos nuk është se nuk ka lindur dhe jetuar në Shkodër, por ajo që vjenë në këtë sipërmarrje si një “kuinsling” i pastër ndaj shkodranëve, madje asnjë falje nuk mund ta pastronte nga kjo “thikë” që kërkon t’ja nguli sërishmi në vetë të parë bashkëpatriotëve të tij, ndërkohë po kaq kuinsling janë edhe ata të punësuar, apo komunistë që për hië të disa beneficeve abuzive qeverritare që e shoqërojnë këtë. Duke parë tipin, nëse ka një të interesuar për të mos fituar këtë betejë është Beci . Me këtë “fitore” të humbur ai tërhiqet në privatësinë e tij, por më shumë se kaq gëzon ato miliona që i ka fituar falë abuzimit me detyrat.
Ndryshimi ka shumë ndryshim, Beci vjenë si I deleguar i një qeverrie nga më të korruptuarat në Botë, ndërsa Bardhi është produkt i një experience amerikane. Ku cdo anëtar ka një votë.
- Krejt ndryshe është Bardhi, një mjek i thjeshtë, inteligjent dhe një shkodran që vjen nga një familje tradicionale shkodrane dhe mbi të gjitha fare një shkodran që i njeh të majtë dhe të djathtë me emër dhe mbiemër pothuaj të gjithë bashkëqytetarët e tij. Në të dyja anët e medaljes ai do të jetë sërishmi shkodran i lindur dhe I rritur në Shkodër dhe kjo është më shumë se të kërkosh të fitosh duke të bërë fushatë “Spiropali”
Marre nga faqja e fb