Qytetarë të Tiranës dhe aktivistë kanë zhvilluar të martën një protestë para ambasadës serbe në Tiranë.
- Me thirrjet ‘Kosovë-Shqipëri ne jemi 1’, me flamuj kombëtar dhe parulla në mbështetje të Kosovës, protestuesit janë mbledhur para ambasadës së Serbisë.
Protesta është organizuar nga Këshilli Organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile.
Kjo protestë vjen në një kohë që tensionet në veri të Kosovës janë shtuar, teksa prej më shumë se 2 javësh serbët kanë ngritur barrikada në këtë zonë duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.