Opozita do të protestojë sot para Kuvendit, paralelisht me nisjen e seancës.
Policia ka marrë masat në perimetrin e sigurisë përreth Kuvendit.
Raportohet se rreth 700 efektivë policie janë në gatishmëri.
Më vijën e parë do të vendosen forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”.
Në pjesën anësorë të Kuvendit, do të jenë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.
Pjesë e sigurisë do të jetë edhe efektivët e Gardës, që do të qëndrojnë në anën e pedonales.
Gjithashtu do të ketë edhe rrugë të bllokuara . Kufizime të qarkullimit do të ketë në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” si dhe në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit.