Teksa Tirana do të presë sot liderët më të lartë të BE në kuadër të Samitit të BE me Ballkanin Perëndimor, opozita nuk është tërhequr dhe do të dalë sot në protestë.
Pavarësisht masave të marra dhe rrugëve të bllokuara kreu i PD, Sali Berisha deklaroi dje se opozita do të protestojë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndonëse sikurse është parë mëngjesin e sotëm bulevardi është i rrethuar nga forcat e policisë.
Ndërkaq në pamjet e siguruara duket se PD ka përgatitur gjithçka për protestën e sotme.
- Skena ku do të flasin protestuesit është ngritur mbi një kamioçinë lëvizëse, ndërsa në video duket se po përgatitet edhe fonia.
Protesta pritet të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë, sikurse është njoftuar nga kryedemokrati Berisha.