Opozita ka thirrur këtë të shtunë një protestë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, tashmë disa javë pasi kryefjalë e debatit politik është hetimi i ish-zyrtarit të FBI, Charls McGonigal, edhe për lidhjet e tij me Shqipërinë.
- Në këtë protestë, e cila pritet të nisë në orën 12:00, demokratët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Sakaq, janë marrë masa dhe dera e Kryeministrisë është blinduar me veshje metalike. Sikurse duket në pamje, ky është momenti kur punonjësit janë duke ndërhyrë në derën e Kryeministrisë. Sipas raportimeve që vijnë në redaksinë e “JEHONA.Info” deri në orën 10:00 kanë vërshuar me mijëra protestues nga Tirana dhe rrethet.