Pronarja e një dyqani këpucësh në Tiranë na ka shkruar mjaft e shqetësuar ditën e sotme.
Ajo ka rrëfyer për “JOQ.al” se një situatë të sikletshme ka kaluar njëra prej shitëseve, të cilës i është vjedhur një produkt sy më sy.
Siç mund ta shikoni edhe nga pamjet e mëposhtme, zonja që ka mbërritur në dyqan dhe mban një çadër rozë në dorë, është në mesomoshë.
Ajo hutohet deri diku duke bërë muhabet me shitësen në lidhje me produktet dhe më pas shitësja largon vëmendjen prej saj, pasi të tjerë klientë hyjnë në dyqan.
Më tej zonja, teksa sheh që shitësja nuk e ka mendjen, fut në çantën e saj një portofol dhe largohet me lezet e pa rënë në sy.
Pasi ka kontrolluar kamerat e sigurisë, pronarja e dyqanit në Tiranë ka vënë duart në kokë e më shumë për shkak të moshës e veprimit, sesa i vjen keq për portofolin e vjedhur.
Gruaja shkruan për “JOQ.al”: “Është kulmi që një moshë si kjo bën gjëra të tilla”.