Kur pronari i një shtëpie nuk ishte aty, shtëpia e tij u bë cak i hajdutëve – ose kështu menduan hajdutët, pasi ata nuk prisnin ta gjenin një qen brenda shtëpisë.
Ata nuk e kishin kuptuar se një anëtar i familjes kishte mbetur në shtëpi. Kur Tristan Murrin nga Virgjinia, SHBA u kthye në shtëpi, në fillim ai nuk vërejti shenja të thyerjes së shtëpisë nga hajdutët.
Por sapo hapi derën pa diçka të tmerrshme – kishte gjak gjithandej nëpër muret e shtëpisë, transmeton Gazeta Express.
Në shtëpi ishte qeni (pastor gjerman) Oden, i cili duket se nuk i mirëpriti mysafirët e padëshiruar. Qeni i kishte ndjekur hajdutët gjithandej nëpër shtëpi dhe i kishte kafshuar mirë ata.
Pronari e kuptoi më pas se hajdutët nuk kishin marrë asgjë, pasi kishin nxituar të iknin nga Odeni i zemëruar.
“SA KRENAR QË JAM ME TË. ÇFARË QENI I MREKULLUESHËM. KJO ËSHTË ARSYEJA PSE KUSHDO QË S’KA QEN, DUHET TË MENDOJË TA MARRË NJË. PASTORËT GJERMANË JANË KAFSHË TË MREKULLUESHME”, THA TRISTAN.
Më parë, Oden nuk e kishte kafshuar kurrë askënd – madje edhe fqinjët e njihnin atë dhe iu pëlqente të luanin me të.
“MENDOJ SE QENI E BËRI PUNËN E TIJ. AI E DINTE SE DIKUSH NUK DUHEJ TË HYNTE NË SHTËPINË TIME. KËSHTU QË AI DITI SI TË VEPRONTE”, THOTË TRISTAN NË NJË INTERVISTË TELEVIZIVE.