Eshte prodhuar qumesht sintetik në një laborator nga një kompani izraelite në një fabrikë të madhe daneze dhe së shpejti në tregjet në të gjithë Evropën. Gjithçka në emër të qëndrueshmërisë mjedisore.Opinioni publik, megjithatë, tashmë është i ndarë. Pas verës pa alkool, hamburgerëve me mish luani ose zebre të rritur në laborator, vezëve sintetike si dhe havjarit, një produkt i ri, inovativ tashmë është në treg.
Është një qumësht i veçantë, i bërë artificialisht pa pasur nevojë t’i drejtoheni lopëve. Dhe ashtu si në lidhje me vezët e lartpërmendura eshte një kompani izraelite pas këtij lloj qumështi. Planifikohet të hapët së shpejti një fabrikë e madhe në Danimarkë (po flasim për 70 mijë metra katrorë) për prodhimin e qumështit sintetik, i marrë kështu pa shfrytëzimin e lopëve. Prej këtu do të nisë edhe marketingu i produktit në tregjet e Bashkimit Evropian