Pro apo kundër legalizimit të kanabisit? Spiropali duke qeshur: S’ka rëndësi si votova unë, do bëhet se kryeministri e ka thënë qartë

E pyetur mbi votën e saj në “Këshillimin Kombëtar” lidhur me pyetjen nëse duhet të ndodhte legalizimi i kanabisit, Spiropali, duke qeshur u shpreh se vota ishte e fshehtë dhe se nuk kishte rëndësi sesi kishte votuar ndërkohë që kryeministri Rama ishte shprehur qartë se kjo do ndodhte.

“Eh…është anonim, formulari është anonim dhe nuk kemi vënë emrat tanë, kështu që përgjigja ime është aty, pa emër. Nuk ka rëndësi se çfarë mendon njëri apo tjetri nga ministrat.

Mund të kemi mendime të ndryshme, por qytetarët kanë folur. Ne kemi detyrim të dëgjojmë zërin e tyre.

Dhe në këtë rast, kryeministri e ka thënë shumë të qartë, që legalizimi i kanabizit mjekësor në Shqipëri, do të bëhet”– u shpreh Siporpali në intervistë për News 24./durrëslajm.al

Author: admin