Miqësia e Monikës me Arjolën nuk duket e njëjtë pas daljes nga “Big Brother”. E ftuar në “Abc e pasdites”, Monika u pyet se ç’ka ndodhur mes tyre dhe aktorja u shpreh se ajo dhe Arjola kanë kaluar të dyja të njëjtën situatë pas daljes.
“Mes meje dhe Arjolës nuk ka ndodhur asgjë. Kemi patur gjëndjet tona emocionale. Nuk është e lehtë të rrish i mbyllur 136 ditë brenda dhe te dalësh të njihesh me çfarë ka ndodhur jashtë. Gjendja jonë emocionale nuk mund të jetë e qetë. E kuptoj shumë mirë Arjolën, gjendjen emocionale të saj. Na ka ndodhur njësoj. Gjendja jonë emocionale u trondit 10 fish më shumë kur dolëm dhe u përballëm më cfarë bëhej jashtë”, u shpreh Monika.
“Edhe ato që më kanë lënduar, do vi një moment që të qetsohen dhe do vinë të komunikojnë me mua. Jam e bindur”, shtoi aktorja./asutimes.com