Finalja e “BBV” nuk shkoi mirë për vëllezërit Veshaj.Mes Donaldit dhe Ilirit, ishte ky i fundit që fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eruove.
Mirëpo, ka qenë i pashmangshëm reagimi i Romes ku sot në media ka qarkulluar një video nga prapaskenat e mbrëmshme ku ai shihej i rrethuar nga sigurimi i Top Channelit.
Pas kësaj, gjatë ditës së sotme vëllezërit Veshaj kanë habitur me veprimin e tyre, ata kanë hequr nga profili në instagram videon e promos së emisionit “Më lër të flas” kështu duke konfirmuar aludimet se ka pasur debat mes tyre dhe produksionit.
Por jo vetëm. Një veprim tjetër i Donaldit i ka habitur të gjithë. Siç duket pas situatës së krijuar mes tij dhe produksionit ai ka marrë ‘hak’ edhe ndaj Arbana Osmanit./asutimes.com