Princ Leka presidenti i ri i Shqipërisë? Zbulohet takimi surprizë me zyrtarin e lartë amerikan dhe Yuri Kim…

Top Channel ka hedhur për diskutim një kandidat surprizë për postin e presidentit të ardhshëm, por që sipas televizionit ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.
Bëhet fjalë për Leka Zogun e ri, që siç kujton TCH ka pasur një takim surprizues pak kohë më parë me zyrtarët amerikanë Reeker dhe Yuri Kim.

Pikërisht për këtë, emri i Leka Zogut duhet marrë në konsideratë për mbështetjen që gëzon tek ndërkombëtarët për kreun e shtetit thuhet në kronikën që vijon si më poshtë:

“Dhe nga ndërkombëtaret mund të vijë një emër, i cili është kaq i njohur, sa shumë vetë mund të habiten që e kanë pasur para syve dhe nuk e kanë kuptuar.
Në ditën e lindjes të Edi Ramës më 4 korrik, vitin e shkuar, ish-zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, sot ambassador i SHBA në Londër, Philip Ricker, trazoi politikën shqiptare.

Reeker vizitoi kryeministrin Edi Rama, ish- kryedemokratin Lulzim Basha, duke krijuar idenë se po sillte në Tiranë dosjen e shumëpërfolur kundër Sali Berishës. Por ndërsa dosjen e nuk e pamë, të gjithë ama pamë, pa kuptuar përse, ndalesën e tij në rezidencën e Princit Leka Zogu.

Fotot e takimit të Philip Ricker me Pricin Leka Zogu, trashëgimtarin e familjes mbretërore shqiptare u shpërndanë rrufeshëm, pasi Ricker mbaroi takimin.
Ishte hera e parë që një zyrtar i lartë amerikan publikisht takohej me trashëgimtarin e ish-mbretërisë shqiptare, i shkolluar në Angli në akademinë mbretësore Royal Military Academy, Sandhurst, me nota të shkëlqyera.

Princi Leka, apo Leka Zogu xhunior me emrin civil, shpenzoi orë të tëra me zotin Riker dhe ambasadoren Kim. Askush nuk e di se çfarë folën.
Ajo qe dihet është se pas 25 marsit, Leka Zogu mbushi 40 vjeç dhe filloi të jetë super aktiv ne rrjetet sociale. Kështu pinjolli i të djathtës klasike, student i shkëlqyer i Londrës dhe në moshë kushtetuese për tu bërë president, një figure e pastër dhe e papërlyer me të shkuarën e tranzicionit shqiptar, a plotëson të gjitha kushtet për të qenë i pari i vendit, pa interesa politike, ose një mbret me kurore presidenciale? Kush e di se çfarë kanë në kokë, Rama apo amerikanët” thuhet në kronikën e transmetuar në TCh./Shqiperia ime.com

Author: admin