Presidenti i FSHF, Armando Duka inaguron stadiumin e ri të Vorës.

Nga Abdulla Dushku

Stadiumi i Vorës është dhurata e fundit që FSHF i bënë futbollit të Vorës në bashkëpunim me Bashkinë Vorë dhe të donatorëve të Fk Vora.

Në një atmosferë  festive dhe sportive Presidenti i FSHF ka çelur  dyert  e investimit më të ri të futbollit, atij të stadiumit të këtij qyteti. Kanë marrë pjesë në këtë festë inaguruese personalitete të Bashkisë Vorë si dhe të botës së futbollit.  Pas “dorëzimit” të stadiumit, tifozeria vendase ka ndjekur një nga takimet më të rëndësishme të kategorisë së dytë sikur ishte ajo midis dy pretendentëvë kryesor të këtij grup Vora-Valbona 1-1

Armando Duka    Presidenti I FSHF

Sot në Vorë, në një ditë të bukur e festive ku inaguaruam stadiumin më të ri në futbollin shqiptar. Një transformim rrënjësor falë një investimi të shkëlqyer, fryt i partneritetit të FSHF-s me Bashkinë Vorë dhe donatorët e klubit Vora.

Në Vorë së shpejti do të kemi edhe një fushe të re stërvitore, në kuadër të projektit 100 fushat. Falë investimeve në infrastukturë, projektit Uniforma Ime dhe Topi Yt këtë vit kemi 1 mijë fëmijë më shumë që luajnë futboll.

Sëbashku do të kurorëzojmë shumë e shumë projekte të tjera për rritjen e qëndrueshme të futbollit shqiptar!

 

Author: jehona