E mbani mend çiftin Arjola nga Tirana dhe Obie nga Xhamajka që dy vite më parë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në “Lufta e nuseve”? Obie u komentua shumë pasi kërceu vallet popullore dhe këndoi shqip këngët e dasmës.
Arjola emigroi në Kanada nga Tirana kur ishte fare e vogël. Ajo e njohu Obien kur ishte në shkollë të mesme. Ishte dashuri me shikim të parë!
Në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit”, sot Arjola rrëfeu se dashuria e tyre është përballur me shumë sfida për shkak të paragjykimeve.
Ajo zbuloi dhe disa nga gatimet e preferuara shqiptare të partnerit të saj si fasulet, fërgesa dhe qoftet.
“Jemi njohur 17 vite më bashkë, jemi njohur në shkollë të mesme në Toronto. Kemi ardhur me prindërit dhe dy motrat në ’99-ën. Mund të them se 6 vitet e para nuk ishte pranuar për arsye se Obie nuk ishte shqiptar, ishte një djalë me ngjyrë gjë që ka shumë paragjykime tek shqiptarët.”, tha arjola.
Çifti janë bërë prindër për herë të parë vitin e kaluar kur Arjola ka sjellë në jetë një vajzë të cilës i kanë vendosur një emër të veçantë, Kesia.