E ftuar në rubriken “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një nënë që ka humbur vajzën e saj në moshë 26-vjeç nga një sëmundje e rrallë. Zonja Hume tregon se ajo vdiq 2 muaj pasi lindi vajzën dhe babi e braktisi mbesën direkt pas vdekjes së të bijës. Ajo e ka rritur mbesën me bashkëshortin mes shumë vështirësish ekonomike, por ka pasur gjithmonë mbështetjen e motrave të saj.
Huma: Unë kam qenë një nënë shumë e lumtur me dy fëmijë, mirëpo në moshën më të bukur mu sëmur vajza Linda 20 vjeç me një diagnozë shumë të rrallë që nuk kishin as mjekët se çfarë t’i bënin.
Ardit Gjebrea: Çfarë sëmundje kishte vajza?
Huma: Sëmundje muskujsh, kockash.
Ardit Gjebrea: Ajo që di unë, mjekët i thanë që nuk ka rrezik për jetën.
Huma: Mua ashtu më thanë me shpresën se Linda do jetojë.
Ardit Gjebrea: Nga 20 vjeç ajo shkoi deri në 26 vjeç kam përshtypjen dhe u njoh edhe me një djalë.
Huma: Po u njoh dhe me një djalë, ngeli shtatzënë, bashkëjetoi 3 vjet.
Ardit Gjebrea: Ndërkohë djali e dinte sëmundjen e Lindës?
Huma: Po, do të të ndihmoj thoshte, ku të jetë spitali më i mirë.
Ardit Gjebrea: Dhe kështu erdhi në jetë mbesa e vogël.
Huma: Erdhi Dilara që më ka dhënë shumë forcë. Në pamundësi financiare Dilarën me zor e kam ushqyer, me ndihmën e motrave të mija, gjithë njerëzve që kisha rreth e përqark, edhe komshinjtë.
Ardit Gjebrea: Sa muajshe e la e ëma Dilarën?
Huma: 2 muajshe, 10 ditë e pa.
Ardit Gjebrea: Babai kujdeset për vajzën?
Huma: Jo e braktisi, e la 2 muajshe dhe ai.
Ardit Gjebrea: Pra Dilarën e rrisni ju dhe bashkëshorti. Sa kohë ka kaluar nga humbja e vajzës suaj?
Huma: 5 vite bën në Mars.
Ardit Gjebrea: Ju sot keni ardhur për…?
Huma: Unë sot kam ardhur për të falenderuar motrat e mia, por në veçanti mbesën time Emsën që është mbas meje. Më ka ndihmuar shumë për Dilarën, kudo që të jetë e merr Dilarën në telefon se Dilara është një fëmijë shumë çapkëne, shumë e shkathët.
Ardit Gjebrea: E kërkon nënën?
Huma: Për herë të parë ka qenë 3 vjeç kur ma ka kërkuar dhe ngela në vend, s’kisha çfarë përgjigje t’i jepja, u ndjeva shumë keq. Dilara mami është lart në qiell dhe na sheh dhe mua dhe ty e më tha mirë. Disa herë fantazon, thotë erdhi mami hapi derën, erdhi më përkëdheli flokët, më puthi dhe iku. E kërkon shumë.
Huma ka ftuar mbesën e saj Esma e cila e ka mbështetur dhe është kujdesur mjaft për mbesën e saj. Në çdo orar të mundshëm ajo ka qenë e gatshme për Dilarën të cilën e do fort. Pasi ka ardhur në studio, Esma është përlotur kur ka parë tezen dhe shprehet se për Dilarën jep dhe jetën