POSTIERI GJEN NË INTERNET VAJZËN E VOGËL, E CILA I DËRGONTE PARAJSËS LETËR PËR TË ATIN

Një postar në Leicestershire, Angli zbuloi një letër shumë unike.

Adresa lexonte: “babait tim në Parajsë”.

Fatkeqësisht, një letër dërguar në Parajsë është jashtë juridiksionit të tij.

Por Simon ishte i vendosur të gjente fëmijën që sapo kishte humbur babanë.

Kështu që ai postoi një fotografi të zarfit në një grup në Facebook të quajtur ‘Spotted Braunstone’.

“Sot herët në mëngjes, unë zbraza kutinë e postës së kuqe në Rrugën Bewicke (n. I Folville Avenue) dhe aty ishte një letër me shkrim dore të një fëmije drejtuar babait në qiell, reja 9”, shkroi ai.

Postieri tregoi se edhe vetë e ka përjetuar ikjen e të atit pak kohë më parë dhe se e dinte mirë se çdo të thotë një humbje e tillë.

” Unë vetë e humba babanë vitin e kaluar dhe si i rritur e kisha të vështirë, kështu që unë vetëm mund të imagjinoj se çfarë po kalon ky fëmijë. Ju lutem, nëse dikush ka ndonjë detaj, atëherë do të vlerësohej jashtëzakonisht shumë ”, shkroi në postimin e tij.

Menjëherë komentuesit e falenderuan postierin dhe shkruan komente nga më të bukurat për vajzën e cila i drejtohej qiellit dhe të atit.

Vetëm pesëmbëdhjetë minuta më vonë, postieri ishte në gjendje të mbërrinte te Sarah Tully, nëna e vajzës që kishte shkruar letrën.

Ai ia ktheu letrën asaj dhe ajo e mban atë në një kuti së bashku me një koleksion komentesh inkurajuese të mediave sociale, që Sianna t’i lexojë kur të rritet.

Kthimi i letrës së dërguar në parajsë

Simon, i cili zgjodhi të mbante mbiemrin e tij anonim, e gjeti letrën në një kuti postare në Braunstone dhe se tashmë ishte shumë i lumtur që ajo letër do të ishte një kujtim i bukur për vogëlushen. /Përktheu: Allnews.al

Author: admin