Mijëra njerëz në radhë për të votuar
Portali i Brukselit, EurActiv, shkruan se, opozita shqiptare ka mbajtur të parat primare elektorale në historinë e vendit.
- “Votimet për të përzgjedhur kandidatët për kryebashkiak të Partisë Demokratike përpara zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm u zhvilluan në të gjithë Shqipërinë, të parat për vendin e Ballkanit Perëndimor.
Më shumë se 50 mijë anëtarë dhe mbështetës partiakë u ftuan të votojnë për kandidatët e partisë më të madhe opozitare në 61 rrethe. Zgjedhjet lokale janë caktuar të mbahen në maj 2023”.
- “Mijëra njerëz u rreshtuan në qendrat e votimit në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe pavarësisht pretendimeve të pakëta për parregullsi, votimi ka qenë i rregullt dhe i qetë,” thuhet në shkrim.
“Kjo është hera e parë në historinë politike të Shqipërisë që kandidatët për postet e zgjedhura përzgjidhen nga anëtarët dhe mbështetësit e partisë përmes primareve brenda partisë”, thekson EurActiv.