Porositën spageti me fruta deti, çiftit të turistëve u bie pika kur panë faturën. Detaji shokues

U ka rënë rëndë dreka dy turistë japonezë në Romë, pasi panë faturën që u solli restoranti që kishin zgjedhur në qendrën historike të qytetit.

Ata kishin porositur spageti me fruta deti, dy pjata dhe ujë. Por ku panë se sa kushtonin, u habitën.

Fatura u postua në Facebook dhe u bë virale menjëherë, ku ka marrë shumë komente nga japonezë dhe italianë.

Shuma totale që kanë paguar turistët japonezë ishte plot 429,80 €.

Por ajo që i la të befasuar ishte ky detaj. Shuma totale e ushqimit ishte 349,80 € por shtesë ishte tarifa për servisin plot 80 €.

Pra turistët paguan edhe për pjatën dhe mbulesën e tavolinës, shkruan “Il Messagero“.

Author: admin