Mamaja e Beatrix Ramosaj ka publikuar një video në Instastory ku e bija dhe Ilir Shaqiri kërcejnë kur ka qenë pjesë e “Big Brother VIP”. Ajo u ka bërë tag të dyve duke i vendosur emojin e yllit dhe duartrokitjes. Videoja më pas është rishpërndarë edhe nga balerini në llogarinë e tij.
Ky veprim ka ngritur dyshime te njerëzit se është një lloj hakmarrjeje ndaj Donald Veshajt pas ndarjes së tij nga Beatrix. Kur ishin pjesë e formatit Iliri dhe Donaldi kanë patur një marrëdhënie problematike duke debatuar shpesh ashpër dhe me ofendime. Ata cilësoheshin si dy ‘rivalë’ dhe kjo zgjati për katër muaj./Shqiperia ime.com.Al
Ndonëse pritej që pas mbarimit të formatit dyshja të kishte një marrëdhënie të mirë, diçka e tillë nuk ka ndodhur. Ata jo vetëm që nuk janë shfaqur asnjëherë bashkë por madje Iliri edhe e ka ironizuar Donaldin. Kujtojmë këtu se kur Donaldi e ftoi t’i bashkohej iniciativës së tij për bamirësi për të ndërtuar katër shtëpi, Iliri iu përgjigj duke thënë: “Ka kush ngre tulla, unë kam qëllime të tjera”.