Dy vajza në Rusi i vunë flakën gati 200 tonë kashte, duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa përpiqeshin të bënin një video për TikTok.
Sipas medieve të huaja, rreth 195 ton kashtë janë djegur në zonën rurale jo shumë larg qytetit të Permit, rreth 1,200 kilometra në lindje të Moskës.
Të dy nxënëset kishin ikur nga vendi i ngjarjes me shpejtësi, pasi dështuan përpjekjet e tyre për të shuar flakën.
Gjatë rrëfimit, ato pranuan në polici pak kohë më vonë se kishin bërë një video të TikTok kur ndodhi incidenti.
Autoritetet u thanë vajzave se përveç shkaktimit të dëmeve të mëdha, ato kishin vënë në rrezik jetën e tyre në përpjekjen për të bërë videon.