7 milionë sterlina në ditë paguajnë britanikët për të strehuar azilkërkuesit.
Ministrat britanikë po hartojnë një plan që synon deportimin e mijëra azilkërkuesve shqiptarë thuajse menjëherë sapo të mbërrijnë -kështu shkruan gazeta britanike Daily Mail, sipas të cilës, plani i qeverisë britanike është lehtësimi i krizës në vend.
- Qëllimi i deportimit të shpejtë është që shqiptarët të mos kenë kohë të apelojnë vendimin e largimit nga vendi.
Megjithatë ekspertët kanë paralajmëruar natën e kaluar se çdo përpjekje për deportimin e shpejtë të shqiptarëve do shkelte ligjin ndërkombëtarë.
“Si mund të ushtrosh të drejtën e apelimit kur nuk je në Britani? Kjo është ekstragjyqësore dhe bie në kundërshtim me Konventën e Refugjatëve,” tha një ekspert për Daily Mail.
Po ashtu do ketë pikëpyetje edhe mbi aftësinë e sistemit për të përshpejtuar gjërat.
Taksapaguesit britanikë paguajnë aktualisht 7 milionë sterlina në ditë për të strehuar dhjetëra-mijëra azilkërkues.
Shumica e personave që po kalojnë me gomone La Manshin janë shqiptarë.