Një qen me emrin Shortcake, i cili është shpëtuar së fundmi, po sjell shumë kënaqësi te ndjekësit nw rrjetet sociale me buzëqeshjen e tij.
Pitbulli 6-vjeçar është shpëtuar nga strehimorja Fresno Bully. Shortcake ka më shumë se 190.000 ndjekës në Instagram dhe 407.100 ndjekës në TikTok.
Pronarja e qenit, Amy Matsushima, është intervistuar në disa herë lidhur me buzëqeshjen e Shortcakes. Shortcake ka qenë duke qeshur gjatë gjithë jetës, pavarësisht rrethanave.
“Nuk jam shumë e sigurt pse ajo buzëqesh kaq shumë. Ajo buzëqeshë kur jemi duke fjetur, vozitur veturën apo duke bërë diçka tjetër”, ka thënë Amy.