Pikante nga Agim Xhafka

Gazetari Agim Xhafka bëri një ironi pikante me qëndrimin e mbajtur të premten nga Edi Rama.

BATUTA E XHAFKËS

Rama këto ditë si Syrjai, roja i fabrikës së sallamit. Një natë nja tre persona ia grabitën krejt magazinën.

-Po ti po flije mo – e pyeti polici.

-Jo, jo. Nuk ve gjumë në sy unë kur jam në punë. Por hajdutët më kapën pak ters atë natë.

-Pse?  Po bëje shurrën apo të kishte zënë barku?

-Jo, jo. Por tamam atë çast unë po vidhja për vete. Po ku pyet hajduti, thuaj ! Sheh punën e vet ai, u shpjegua Syrjai.

Author: jehona