Photoshop apo ndërhyrje? Aleksia Peleshi publikon foto të viteve më parë dhe ironizon ‘gojët e liga’

Aleksia Peleshi, vajza e ministrit Niko Peleshi është bërë e njohur për publikun që në moshë të vogël dhe ka marrë të gjithë vëmendjen e mediave. Si figurë publike ajo është komentuar gjerësisht dhe po ashtu nuk kanë munguar zërat që bukuroshja mund të ketë bërë operacione plastike. Së fundmi, ajo ka vendosur që t’u përgjigjet këtyre akuzave duke publikuar në InstaStory imazhe kur ka qenë më e vogë në moshë, 14 dhe 16 vjeç dhe me ironi ka treguar se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje plastike.

“14 vjeç. Se më kish ngel merak a ju ze gjumi natën ju syshqiponjat e operacioneve plastike”, ka shkruar ajo krahas fotos. Po ashtu edhe historia e dashurisë me me aktorin Romeo Veshaj, e ka bërë Aleksian edhe më të komentuar në rrjetet sociale.

Përmes postimeve në rrjete sociale “Iconstyle.al” ra në gjurmët e dyshes, që për gjithë këto kohë e kanë mbajtur lidhjen e tyre të fshehtë. Ditë më parë, Romeo dhe Aleksia postuan në rrjete sociale fotografi nga i njëjti vend në Vlorë dhe prej kësaj nisën dyshimet e para se ata janë bashkë.

Më pas u vu re se vetë Aleksia kishte ndarë në rrjete sociale foto në makinë, ku mund të dallohet farë lehtë edhe Romeo. Ndërkohë “iconstyle.al” mësoi nga disa burime se lidhja e dyshes ka avancuar aq shumë, sa ata kanë nisur edhe të jetojnë bashkë në një shtëpi. Raporti mes tyre duket shumë i fortë dhe ata kanë menduar që ta jetojnë këtë lidhje në privatësi të plotë.

Author: admin