Mirëmbajtja e vetes ka një rol shumë të rëndësishëm në shoqërinë e sotme. Aroma e keqe apo një look i papërshtatshëm duket se nuk janë të tolerueshëm, prandaj kjo 45-vjeccare ankohet për bashkëshortin e saj.
Pasi ai pësoi aksident, ajo nuk është më entuziaste për jetën e tyre seksuale dhe arsyet i tregon për “Dear Deidre” të “The Sun”.
“Kur partneri më prek, ndihem si ‘e fikur’. Ne kemi qenë bashkë që në universitet, por tani jemi të dy 45 vjeç.
Gjithmonë kemi pasur një jetë seksuale aventureske, por rreth pesë vjet më parë, ai pësoi një aksident dhe nuk mundi të punonte për gjashtë muaj. Gjatë kësaj periudhë u shëndosh shumë. Isha unë dhe nëna e tij që u kujdesëm për të gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Ai tani ka nisur të punojë sërish, por pesha nuk është larguar dhe higjiena e tij personale nuk është e shkëlqyeshme. Ai dëshiron seks, por kur më afrohet, unë dridhem.
E di që nuk po tregohem e sinqertë me të. Nuk jam e sigurt nëse do të dua të kem marrëdhënie seksuale më ndonjëherë”.
“Dear Deidre” thotë:
“Dinamika ka ndryshuar që kur ju ndryshuat rolin nga e dashura në kujdestaren e tij. Tregoji atij se do të duhet pak kohë për të rikuperuar jetën tënde seksuale.
Shpjegoji që të dy duhet të kujdeseni për veten dhe sugjerojini që të nisni stërvitjen së bashku, shoqëruar me një dush nga pas”.