-Gaboheni, Basha nuk ka hequr dorë. Basha ka ngulur këmbë!
2-Alibeaj tha jo vetëm që është kryetar, por madje ndjehet kryetar. Ç’lloj ndjenje është kjo?
3-Tani që Rama bleu dhe FBI-në ç’synime ka ai në merkato?
-Kuptohet, të shesë komplet Shqipërinë.
4-Nëqoftëse grupi i vulës nuk gjen kandidatë për 61 bashkitë, çfarë duhet të bëjnë ata?
– Ka një rrugë-dalje Alibardhi. T’i lutet KQZ-së që në rregulloren e zgjedhjeve të miratojë një nen që një person lejohet të kandidojë deri në 30 bashki njëherësh.
5-Në këtë ngërç krijuar për zgjedhjet mendoni se presidenti mund ta shtyjë datën e votimeve të 14 majit?
-Presidenti ynë mezi shtyn veten e jo të shtyjë zgjedhjet. Ai shtyn ditët në heshtje e kështu do të shtyjë të 5 vitet. Se nuk u zgjodh person mbi palët. U zgjodh person i palosur.