Daniel Norrie ishte duke shëtitur gjatë orëve të mëngjes skaj një lumi në Skoci, kur pa sipërfaqen që ishte mbuluar prej rrathëve të akullt, që krijohen në mot specifik. Megjithëse ky fenomen është parë edhe më herët, është e rrallë për këtë zonë në skoceze, që nuk ka ndodhur ndonjëherë.
Të njohura si ‘palapetat e ngrira’ krijohen kur kapen së bashku disa akuj dhe nisin të rrotullohen, nga era e lehtë dhe temperaturat e ulëta. “Kurrë nuk kisha parë diçka të tillë, andaj nuk e lash pa i fotografuar.
Në internet kuptova që i quajnë palapeta, mua më ngjanin si çipsa të mëdha” ka thënë Norrie. Mësohet se asnjë prej tyre nuk e ka formën e njëjtë, ndërsa ai tha se disa ishin sa një CD kurse të tjerat edhe më të mëdha se një pllakë magnetofoni.