Nga Besart Xhaferri
Përpara botës nuk të turpëron një protestë!
- I kujtoj demagogut të lavatriçes së betonit(Erjon Veliaj) që bota e lirë proteston mbi të gjitha në evente të tilla!
Bota e dirigjuar dhe e kontrolluar ose më saktë vendet autokrate, siç doni ju ta ktheni Shqipërinë, bën shfaqje dhe shou!
- Përpara botës e keni turpëruar ju Shqipërinë duke shkaktuar eksodin e 750 mij bashkëatdhetarëve tanë, mes të cilëve 50 mij me gomone veç këtë verë dhe qindra mijra me azil kërkim!
Përpara botës turpërohesh kur termi “Shqiptar” lakohet si kriminel dhe refugjatë! Diçka që PD e zhduku si paragjykim gjatë 2005-2013 duke na kthyer në partner dhe Europianë të besuar për BE!
Ju na kthyet përsëri në eksodin e 1991!
Kjo na turpëron…dhe për këtë do jemi të gjithe në 6 Dhjetor t’ia rikujtojmë BE që ne nuk e pranojmë këtë damkosje që autokrati jonë po i bën atdheut tonë!
Europa dëgjon kur bërtitet dhe jo kur bëlbëzohet!