Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e reja nga salla VIP në aeroportin e Rinasit dhe tregon se kërkohen punonjës shërbimi, paga e të cilëve fillon nga 600 mijë lekë.
“Salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin “Nënë Tereza” është një hapësirë shumë e bukur, ku po punohen detajet e fundit dhe ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lek të reja e lart, ndërkohë që aeroporti i kthyer në kantier ndërtimi, përgatitet për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron”, shkruan Rama./Tiranapost.al