Gazetari i njohur, Milaim Zeka është i njohur si një ndër personazhet pa komplekse në ekranet shqiptare. Deklaratat e tij kanë bërë jo rrallë herë bujë në media.
Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin e Adelina Ismailit, ku mes të tjerash dha një deklaratë që i habiti që të gjithë. Zeka, baba i katër vajzave u shpreh se emrat e tyre janë emrat e dashnoreve të tij.
“Katër vajzave ua kam lënë emrin e dashnoreve që kur i thërras me mu kujtu dashnoret”, ka thënë Milaimi dhe ka shtuar se kjo është hera e parë që e thotë një gjë të tillë. Kujtojmë se ai ka dy vajza nga martesa e parë dhe dy nga martesa me Edën.
Një ndër lajmet që u diskutua shumë në lidhje me shoëbiz-in shqiptar, ishte ai i deklaratës së Gjikos për Milaimin.
Në fillim të muajit tetor të vitit të kaluar, Elita dhe Gjiko u ulën përballë njëri-tjetrit në emisionin NIN për t’i drejtuar disa pyetje me spec. Moderatorja pyeti reperin se cili ka qenë i ftuari që ajo ka pasur më parë në emision dhe atij nuk i ka pëlqyer, e që nuk do donte ta ftonte më.
“Milaim Zeka është shumë i rëndë. Në emisione të tjera të shkojë, por tek gruaja ime jo!”, u përgjigj Gjiko. Pas përgjigjes që bëri bujë në rrjet, gazetari reagoi në rrjete sociale, duke zbular edhe për ata që nuk e dinin arsyen pse Gjiko ia ka ndaluar Elitës ta ftojë sërish.
Zeka ndau një video të publikuar në rrjete sociale, gjatë intervistës së tij të vjetër me Elitën. Asokohe, gazetari e kishte ngacmuar moderatoren me fjalët “ISIS nuk do godiste nëse do shihte gjokset e tua”, gjë e cila sigurisht nuk i ka pëlqyer aspak Gjikos.