Një mashtruese e dyshuar gjermane që jeton në Majorca dyshohet se ka falsifikuar vdekjen e saj, por historia mori drejtim komplet tjetër për shkak të qenit të admirueshëm.
Gruaja 47-vjeçare, e arrestuar nga policia spanjolle, dyshohet të ketë përvetësuar rreth 1 milion € nga firma gjermane e energjisë diellore ku ajo punonte, raporton agjencia e lajmeve DPA.
Detektivët privatë të punësuar nga firma vazhduan kërkimet në rrjetet sociale dhe zbuluan se ajo zotëronte një qen qimedredhur “gjigant”. Puna e tyre çoi në arrestimin e saj.
Gruaja tani është në liri me kusht duke pranuar falsifikimin e vdekjes së saj.
Detektivët e gjurmuan atë në një vilë elegante në Santa Ponça pasi panë një burrë që ecte me një qen qimedredhur, i cili nuk është një racë shumë e zakonshme në ishull.
Të mërkurën, policia në Majorca konfirmoi detajet të cilat fillimisht u raportuan nga gazeta e përditshme lokale Diario de Mallorca.
Historia filloi në nëntor kur gruaja u thirr në një seancë gjyqësore në Palma, Majorca.
Por dyshimet u ngritën në firmën e energjisë diellore për të cilën ajo punoi në Rostock, Gjermaninë veriore, kur prindërit e saj raportuan se ajo kishte vdekur në një aksident me makinë në mars 2020. Policia e cituar nga Diario de Mallorca tha se ajo në të vërtetë kishte jetuar në Majorka me dokumente false.