Shqipëria do të nisë Ligën e Kombeve me transfertën islandeze. Ky takim do të luhet në qytetin në kryeqytetin Reikjavik në orën 20:45.
Ditën e djeshme,UEFA që organizon këtë kompeticion ka zbuluar edhe arbitrin që do të vendosë drejtësi në këtë ndeshje.
Ai është Kreig Pouson, një arbitër profesionist anglez që gjykon kryesisht në Premier Ligë, pasi është graduar në këtë nivel që prej vitit 2013.
Karriera e tij si arbitër ka nisur në vitin 1993 dhe tashmë 43- vjeçar ai do të gjykojë Islandë-Shqipëri.
Ndërkohë, në vitin 2015 ai merr stemën e FIFA-s për të gjykuar ndeshje ndërkombëtare.