Pedagogët e Universitetit të Tiranës paralajmërojnë se me 15 shtator do dalin në grevë për të kërkuar rritje pagash.
Sipas sindikatës së punonjësve të universitetit të Tiranës pedagogët dhe mësuesit ndihmës do të bojkotojnë nisjen e viti të ri akademik nëse pagat nuk rriten ashtu siç ndodhi me mësuesit e sistemit parauniversitar.
Sindikata ka bërë vazhdimisht kërkesa në Këshillin e Ministrave dhe Ministrisë së Arsimit për këtë problematikë.
Në fillim të muajit korrik, ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi se pagat e mësuesve në sistemin parauniversitar do të rriten me 6%.
Nga ky vendim përfitojnë 36700 punonjës mësimor, mes të cilëve për herë të parë edhe punonjësit psiko-socialë dhe punonjësit e sigurisë.