Nën kujdesin nënkryetarit z. Oert Bylykbashi dhe të z.Akil Kraja si përgjegjës i sektorit të riorganizimit është zhvilluar dje në ambientet e selisë qëndrore të PD mbledhja për zgjedhjen e “kokave” drejtuese të “Departamentit të Pyjeve dhe Kullotave” dhe të “Departamentit të Bujqësisë”. Në këtë event riorganizues morën pjesë specialitë të sektorit të pyjeve dhe të bujqësisë nga e gjithë Shqipëria.
Paraprakisht nënkryetari Bylykbashi e ka organizuar këtë takim në formën e një bashkëbisedimi ku specialistët kanë shpalosur problematikat e shumta në këta sektorë të lënë në harresë si dhe mundësitë për të dalë nga kjo situatë kaq kritike.
Personalitete të shquar të këtyre shkencave kanë qenë alterrnativa për të drejtuar këta sektorë të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare, por pas një gare paraprake këtë të drejtë e kanë fituar gjithsej 6 kanidatë për të vazhduar këtë garë. Më tej kandidatët kandidatët aspirant për të drejtuar këto departamente kanë shpalosur përpara specialistëve respektivë alterrnativat e tyre për tjetërsimin sa më të shpejt të kësaj situate kaq kritike. Në fjalën e tij shkencëtari i pyjeve dr.Hasan Cani do të theksonte se – Situata është alarmante dhe kjo ka ardhur nga mungesa e vizionit, e strukturave, kapaciteteve profesionale të menaxhimit të cilat kanë sjellë këtë situatë kaq alarmante në pyje.”
Pas një gare transparente dhe dinjitoze, dr. Hasan Cani ka fituar të drejtën për ta drejtuar Departamentin e Pyjeve dhe Kullotave dhe Prof.Ass.Dr.Gjok Vuksani, Departamentin e Bujqësisë.
Korresp. “Jehona.Info”