Kryetarja e delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë, Christiane Hohmann, teksa i dorëzoi progres-raportin zv/kryeministres Belinda Balluku, në një konferencë për mediat u pyet edhe për “pasaportat e arta” dhe amnistinë fiskale.
“Në lidhje me ‘pasaportat gold’, raporti është i qartë. Sigurisht që BE respekton sovranitetin e secilit do shtet që të vendosë se çfarë skemash do të ketë për dhënien e shtetësisë, por duke marrë shkas nga agresioni rus në Ukrainë, kjo do të vinte në pah rrisqet që janë thënë dhe në raport. I është bërë thirrje vendeve që t’i jepet fund dhënies së shtetësisë në këtë formë. Një shtet u padit në gjykatë për këtë shkelje. Secili shtet duhet të vendosë vet se si do të ecë përpara për këtë çështjes.”, tha Hohmann.
Lidhur me amnistinë fiskale ambasadorja u shpreh: Më lejoni të citoj atë që thotë raporti Miratimi i një amnistie tatimore penale kundër këshillave të BE dhe Manyval mund të vërë në rrezik këtë fushë dhe atë të pastrimit të parave.