Pasaporta më e fortë e 2021, sigurisht që nuk është e SHBA-ve

Nëse do të kishte një Olimpiadë të Pasaportave, Japonia jo vetëm që do të ishte jo vetëm mikpritësja, por do ta kishte fituar konkursin, shkruan CNN, duke cituar raportin e Indeksit të Pasaportave Henley, i cili që nga viti 2006 rendit dokumentet e udhëtimit të 199 vendeve.

Sipas studiuesve nga kompania Henley dhe Partners në tremujorin e parë të vitit 2021, lëvizshmëria ndërkombëtare mbeti në 12% të niveleve para-pand.emike, që do të thotë se “hendeku midis qasjes teorike dhe reale i aksesit në udhëtime i ofruar edhe nga pasaporta të mira, mbetet i parëndësishëm”.

Christian Kaelin, presidenti i kompanisë, thotë se ndërsa ne nuk e dimë se sa do të zgjasin kufizimet e udhëtimit, është e qartë se lëvizja globale do të pengohet të paktën deri në fund të këtij viti. Ai vëren se në rrethana të tilla veçanërisht rritet pabarazia.

Kështu, mbajtësit e pasaportave japoneze mund të vizitojnë 167 destinacione më shumë sesa shtetasit afganë, të cilët kanë qasje në vetëm 26 destinacione në botë. Ky është hendeku më i madh që kur Henley bëri analizat e tij.

10 pasaportat kryesore mbeten praktikisht të pandryshuara ndërsa hyjmë në gjysmën e dytë të vitit. Japonia është përsëri në krye të listës. Pasaporta e këtij vendi aziatik hap dyert për 193 vende të botës, të paktën kështu është në letër.

Në botën reale, ku mbizotërojnë masat kundër kor.onës, mbajtësit e pasaportave japoneze aktualisht kanë qasje në më pak se 80 destinacione në të gjithë botën.

Singapori mbetet në vendin e dytë me mundësinë e hyrjes në 192 vende, pasuar nga Koreja e Jugut e cila ndan vendin e tretë me Gjermaninë, me mundësinë e hyrjes në 191 vende në botë.

Finlanda, Italia, Luksemburgu, Spanja janë në vendin e katërt, Austria dhe Danimarka janë në vendin e pestë, ndërsa Franca, Irlanda, Holanda, Portugalia dhe Suedia janë së bashku në vendin e gjashtë.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania janë në vendin e shtatë, së bashku me Zvicrën, Belgjikën dhe Zelandën e Re. Fuqia e pasaportave amerikane dhe britanike ka rënë vazhdimisht që nga viti 2014. Në teori, mbajtësit e pasaportave britanike dhe amerikane mund të shkojnë në 187 destinacione, dhe në realitet të kenë akses në rreth 60 destinacione.

Republika Çeke, Greqia, Malta dhe Norvegjia janë në vendin e tetë, Australia dhe Kanada janë në vendin e nëntë, dhe Hungaria është në vendin e dhjetë.

Maqedonia është në vendin e 46-të, me hyrje të mundshme në 126 vende pa vizë, dhe nga vendet ish-Jugosllave është më keq se Sllovenia në vendin e 12-të, Kroacia e 17 dhe Serbia në vendin e 38-të. Mali i Zi është pas Maqedonisë, dhe Bosnja dhe Hercegovina është e 53-ta.

Ndërkohë Shqipëria renditet e 55-ta me hyrje të mundshme në 115 vende pa vizë. Pozicionet më të këqija janë zënë nga vendet, pasaportat e të cilave lejojnë hyrjen pa viza në më pak se 40 vende; si Koreja e Veriut, Nepali, Palestina, Somalia, Jemeni, Pakistani, Siria, Iraku dhe Afganistani.

Në këtë listë është dhe Kosova, e 107-ta në listë, qytetarët e së cilës mund të vizitojnë vetëm 40 vende pa vizë.

 

Author: admin