Nertila Koka mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar i cili padyshim e ka ndjerë mungesën e saj prej vitesh.
Nertila e bëri debutimin e saj të parë në muzikë në moshën 17-vjeçare kur mori pjesë në Koncertin e Pranverës.
Këngëtarja u shkëput nga skena në vitin 1991 dhe prej vitesh jeton në Suedi me familjen.
Mirëpo së fundmi Nertila ka vendosur të rikthehet, jo me këngë, por në një mënyrë tjetër.
“Blitz.al” ka zbuluar se Nertila ka hapur një kanal në Youtube ku publikon video me receta të ndryshme gatimi.
Ditën e djeshme, Nertila ka publikuar videon e saj të parë dhe ka njoftuar se do postojë edhe receta të tjera.