Pas debatit të fortë që kishte me Arjan Konomin, largohet opinionisti i ‘Përputhen Prime’ zbuloni kush është figura e njohur që e zëvendëson!

Emisioni më i ndjekur ‘Përputhen’ në Top Channel ka kapur një shikueshmëri rekord, kjo ka bërë që emisioni të trasmetohet edhe ditën e dielë.

Kjo do të jetë puntata e tretë e “Për’puthen Prime”, ku do të diskutohen ngjarjet më pikante të javës.

Përgjatë puntatave të kaluara në karriget e opinionistëve kemi parë Fatma Haxhialiun dhe Meridianin e Big Brother, të cilët bashkë me Arjan Konomin jepnin opinionet e tyre mbi takimet dhe marrëdhëniet e konkurrentëve.

Mirëpo, duket se rrugëtimi i Meridianit në këtë program ka përfunduar.

News-31.com ka mësuar se ish-banori i Big Brother nuk do të jetë më opinionist dhe këtë të dielë do të shohim Elona Duron, e cila do të jetë krah Fatma Haxhialiut për të dhënë mendimet dhe opinionet lidhur me takimet.

Nuk dihet akoma nëse kjo është formulë e programit, ku çdo javë do të jetë nga një i ftuar i ndryshëm dhe marrëveshja me Meridianin qe vetëm pëto puntata.

As produksioni, as vetë Meridiani nuk janë prononcuar për këtë zëvendësim apo për të treguar arsyet që çuan në këtë vendim.

Ndonëse, burime pranë produksionit kanë treguar se një zënkë mes Meridianit dhe Arjan Konomit ka çuar në këtë vendim.

Gjithsesi, mbetet për t’u parë të dielën nëse do të jepen akoma më tepër përgjigje për këtë çështje.

Author: admin