Pas debatit që degradoi me Robert Aliajn në mes të spektaklit, opinionistja e njohur merr vendimin drastik

Pas debatit të fortë që ka pasur javën e kaluar me Robert Aliajn, opionionistja e emisionit “Love Story” deklaroi këtë të hënë se do të tërhiqet nga programi pasi dëshiron të distancohet nga “dhuna e tmerrshme” që ka përjetuar aty.

Opinoinistja Jerina Lala shprehu gjatë programit se është e pakënaqur me qëndrimin e produksionit ndaj asaj që ajo e cilëson si “dhunë fizike dhe verbale”.

“Është varianti tjetër që distancohet nga dh una si puna ime që për respekt të atyre zonjave, vajzave dhe grave që më kanë shkruar gjatë gjithë kësaj jave dhe që duan të distancohen nga një dhunë e tmerrshme verbale që në shumicën e rasteve përfundon në dhunë fizike. Kjo është shoqëria për fat të keq edhe duke dhënë leksione për familjen edhe duke i prekur edhe ndoshta ato gra që nuk kanë pasur mundësinë ose fatin që të kenë fëmijë, por kjo nuk i intereson askujt.

Duke qenë se unë në të gjithë misionin që kam pasur në këtë produksion ishte pikërisht integriteti dhe dinjiteti që s’e prek askush dhe që unë besoj që do dua t’ia kursej veshëve të mi një diskurs kaq të ulët. Kështu që besoj se sot do të jetë nata e fundit që do të jemi bashkë. Kjo ishte në vijim të qëndrimit që ju si produksion keni mbajtur duke i dhënë hapësirën për t’u justifikuar dhe për të vazhduar në të njëjtën vijë të dhunës në të cilën bëri edhe të hënën e kaluar. Duke qenë se ky është produksioni juaj dhe ju zgjidhni me këtë të bashkëpunoni ashtu edhe unë kam të drejtën të tërhiqem sepse dua të distancohem nga ky pozicion. Dhuna është pusho dhe mos fol se ti nuk ke një burrë dhe meqë nuk ke një burrë nuk mund të flasësh.”, tha ai.

Kujtojmë se debati mes dy opinionistëve nisi me komentet e Kristit, djalit të Robert Aliajt, i cili deklaroi se do një femër 4D, ku Jerina Lalaj u shpreh se nuk do të bjerë në vulgaritet.

Ndërkohë Robert Aliaj tha se, Lalaj bën moral, por është “krejtësisht personazh i dështuar”. Lalaj u përgjigj duke thënë se Aliaj nuk ka koherencë sepse “çfarë thotë në mëngjes nuk e thotë në darkë”.

Robert Aliaj: Provincialët unë i kam neveri dhe ata që vijnë këtu dhe bëjnë këtu moralitet si kjo që bën këtu gjithë kohës moralitet dhe thotë gjëra pa sens, ia kam thënë dhe herë tjetër, as po, as jo, as mish, as peshk se s’do ta prishë me njeri fare, kjo gjë më pengon shumë.

Jerina Lalaj: Më imoralitet se të vijë babai me djalin në të njëjtin emision, më fal, por nuk ka!

Robert Aliaj: Unë e quaj imoralitet ty që jep mend këtu ndërkohë që thua bashkëjetoj me maçokun tim.

Robert Aliaj: Ti je krejtësisht personazh i dështuar dhe më bën mua moral.

Jerina Lalaj: Unë e dështuar do isha po të jetoja me një personazh si ty. Zoti na ruajt.

Robert Aliaj: Jeto me maçokun ti.

Jerina Lalaj: Patjetër, jetoj me kë të dua.

Robert Aliaj: S’mund të vish të japësh moral këtu.

Jerina Lalaj: Moral nuk bën ti që je një njeri që nuk ke koherencë sepse çfarë thua në mëngjes nuk e thua në darkë.

Robert Aliaj: Nuk ke të drejtë të japësh ti mësime këtu.

Jerina Lalaj: Unë jam mësime për të cilat më kanë thirrur në këtë emision. Kur të bësh ti emision, ti thirr pjesën tjetër të familjes dhe bëni shoë familjar.

Robert Aliaj: Ai është problemi, problemi është i atyre që të kanë thirrur. Produksioni duhet të sjellë këtu njerëz që justifikojnë moralitetin për këtë një që ndodh këtu.

Jerina Lalaj: E ka nisur me ty!

Robert Aliaj: Unë e kam bërë familjen që ti nuk e bën dot.

Jerina Lalaj: O Zot faleminderit që nuk kam një familje si e jotja./Shqiperia ime.com.al

Author: admin