Pas çdo vajze të suksesshme fshihet gjithmonë mami

Shpesh debatohet për mënyrën e prindërimit, se cila nga mënyrat është e duhura në mënyrë që kur fëmijët të rriten të bëhen të suksesshëm.

Sipas një studimi, fokusuar më tepër te karriera e vajzave pas adoleshencës, thuhet se femrat që bëhen më të suksesshme janë ato të cilat janë rritur nga mama që kanë pasur pritshmëri të mëdha për vajzat e tyre dhe i kanë mësuar ato të jenë femra në karrierë dhe të kenë ego të lartë për veten e tyre.

Vajzat që janë rritur të tilla nga mamatë e tyre kanë më tepër prirje të përfundojnë universitetin dhe kanë më pak probabilitet të mbeten shtatzënë gjatë adoleshencës apo të përfundojnë të papunësuara.

Thënë këtë, si mama mund të jeni edhe pak më të rrepta tek ato gjëra që prisni për fëmijët tuaj dhe të jeni edhe influencuese sepse kjo i bën fëmijët tuaj më të suksesshëm, edhepse, sigurisht, kjo mbetet zgjedhje personale, përtej çdo studimi. /Blitz.al/

Author: admin