Në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan ka mbërritur momenti i së vërtetës. Pas rezultatit të ADN-së që konfirmoi se Hermondi nuk është vëllai dhe as Xhemilja nëna e saj, vërtetohet se Shegushja është ndërruar në maternitet 54 vite më parë.
Në takimin me Ardit Gjebrean, zonja Naile, gruaja për të cilën Shegushja pretendon se është nëna e saj, ka pranuar të kryejë testin e ADN-së.
Për më tepër, ajo ka dhënë miratimin që rezultatet e testit të bëhen publike në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan, të cilin e komunikon eksperti i ngarkuar me procedurën.
Alban Llapaj: Në përfundim të ekzaminimeve, arrijmë në këtë konkluzion: nga krahasimi i profileve gjenetikë të marra nga kampionë biologjikë të shtetaseve Naile dhe Shegushe Xhovari, arrijmë në përfundimin që këto profile paraqesin lidhjen nënë-bijë pasi kemi përputhje në të gjithë markerat e analizuar.
Ardit Gjebrea: Pra?
Alban Llapaj: Zonja Naile është nëna biologjike e zonjës Shegushe Xhovari./Shqiperia ime.com.al