“TuttoMercatoWeb” raporton se Partizani është në ndjekje të sulmuesit të Milanit, Luan Kapani, teksa të kuqtë e duan në formulën e huazimit.
22-vjeçari brazilian, i cili është në pronësinë e kuqezinjve nga Milano, ka qenë huazuar në shumë skuadra ku së fundmi ka qenë pjesë e Grosetos në Serinë C.
Në sezonin e kaluar braziliani me fanellën e skuadrës së Grosetos është aktivizuar në kampionat në 11 ndeshje duke shënuar 2 gola.
Më parë Kapani ka mbajtur veshur edhe fanellat e Viterbezes, Rasing Santanderit, Lacios dhe Flamengos.