Ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundëshme miqësorja e parë e FK Partizanit në grumbullimin e Sllovenisë. Takimi i parë u luajt në “Bakovci Stadium” të qytetit Bakovci që ka një kapacitet prej 1324, me ekipin vendas NS Mura . Ndeshja ka nisur në orën 17:00 . Partizani ka luajtur me skemën 4-4-2 duke aktivizuar që nga minuta e parë këta futbollistë : Teqja- Sota Bitri, Belica, Hadroj- Marku Rrapaj, Murati, Hoti – Skuka, Cara. Ka qenë një paraqitje e mirë e futbollistëve nga Tirana të cilët edhe pse pësuan gol që në minutën e 6 kanë ditur të përballen dinjitetëshëm me vendasit e Murës. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit, ndërsa në pjesën e dytë ishte Skuka fillimisht që do barazonte në të 51’ dhe Hoti do t’I kalonte të kuqtë në fitoren 1-2. Takimi I radhës është ai që do luhet në 22 Qershor me ekipin NK Jardran Dekan