Kishte kohe qe mardheniet e kapitenit Valentino Murataj per arsye te paarsyeshme ishn me shume se te ftohta me ekipin dhe ja ku erdhi momenti qe se paku kapiteni nuk eshte me pjese e Partizanit. Gjithsesi pertej aludimeve nga jashtë ka qene si një dëshirë e Muratajt për t’u larguar dhe për të gjetur një mundësi më fitimprurëse. Me Partizanin mesfushori ishte titullar edhe në Europë, ku nisi nga minuta e parë dy ndeshjet kundër maltezëve të Marsaslok, madje shënoi edhe gol në sfidën e luajtur në Elbasan, që duket se ka qenë rrjeta e fundit e tij me fanellën e Partizanit.
Interesi për Muratajn nuk ka munguar. Klubi më “i fiksuar” pas tij mësohet të jetë Flamurtari, që është gati ta joshë me një pagë më të mirë seç merrte te Partizani. Fieraku ka edhe oferta nga jashtë vendit, por dëmtimi e mban pezull dhe mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij. Ai ka propozime nga Izraeli, Turqia dhe Azerbajxhani.