PARALAJMËRIMI I FORTË NGA KIM JONG-UN PËR KËDO QË QETHET SI KOREANO-JUGOR

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka paralajmëruar me jetë të rinjtë në vendin e tij që do të imitojnë ata në Korenë e Jugut.

Media shtetërore e Koresë së Veriut i ka nxitur të rinjtë kundër shfaqeve të modës, modeleve të flokëve dhe muzikës së Koresë së Jugut, pasi i konsideron si të papërshtatshme, raporton BBC.

Të gjitha ndalimet janë pjesë e një ligji të ri gjithëpërfshirës që kërkon të eliminojë çdo lloj ndikimi të huaj, me dënime të ashpra.

Ata që gjenden në kundërshtim me ligjin mund të përballen me burg ose edhe me jetë.

Gazeta Rodong Sinmun paralajmëroi të rinjtë për rreziqet e ndjekjes së kulturës pop të Koresë së Jugut.

Qytetarëve u është thënë të mendojnë dy herë para se të përdorin fjalë nga dialekti i Koresë së Jugut.

Sipas tyre gjuha koreane e bazuar në dialektin e Penianit është superiore ndaj varianteve të tjerë.

Ndikimi i huaj shihet si cënim për regjimin komunist të Koresë së Veriut dhe është udhëheqësi Suprem, Kim Jong-un, i cili kontrollon gjithçka.

Author: admin