Papa Françesku ka zbuluar në një intervistë të re se ai tashmë ka nënshkruar letrën e tij të dorëheqjes për t’u përdorur në rast se problemet shëndetësore do t’i pamundësonin të kryente detyrën.
- Papa e bëri këtë koment në një intervistë me gazetën spanjolle ABC, të botuar të dielën, kur u pyet se çfarë do të ndodhte nëse një papë papritmas bëhet i paaftë për të kryer detyrat e tij për shkak të problemeve shëndetësore ose një aksidenti të mundshëm.
Françesku tha se e shkroi letrën disa vite më parë dhe ia dha atë Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, Kardinalit Tarcisio Bertone, i cili dha dorëheqjen në vitin 2013.
“Unë tashmë kam nënshkruar dorëheqjën kur Tarcisio Bertone ishte ende sekretar i shtetit. E nënshkrova dhe i thashë: në rast problemi për çështje mjekësore apo të tjera, këtu është dorëheqja ime”, është cituar të thotë Papa Françesku.Nuk e di kujt ia ka dhënë atë letër kardinali Bertone, por ia kam dorëzuar kur ishte Sekretar i Shtetit”, tha Françesku, duke shtuar se kjo ishte hera e parë që ai fliste publikisht për ekzistencën e letrës.