Pandemia/ Franca drejtë mbylljes së kufijve

Franca duhet të konsiderojë mbylljen e kufijve të saj me MB dhe vendet e tjera që kanë një prani të fortë të variantit të MB, ka thënë një epidemiolog francez dhe këshilltar i qeverisë.

Arnaud Fontanet , një anëtar i këshillit shkencor të qeverisë franceze, gjithashtu tha në televizionin BFM se, për të marrë nën kontroll epideminë, Franca ka nevojë të vaksinojë 10-15 milion njerëz deri në fund të Marsit dhe 25-30 milion njerëz deri në fund të Qershor.

Qeveria franceze më para ishte në qendër të sulmeve nga opozita dhe ekspertët e shëndetit publik pasi po vonohej në procesin e vaksinimit të qytetarëve kundër koronavirusit.

Reagimi i presidentit Macron ishte i menjëhershëm ku bëri thirrje që vaksinimi të përshpejtohej dhe grupmoshat që janë me rrezik të merrnin vaksinën të parët.

Franca deri tani ka 2.8 milionë të infektuar dhe 67 mijë viktima nga pandemia e koronavirusit

Author: admin