Ish-ministri Edmond Panariti ka reaguar në rrjete sociale për rritjen e çmimit të naftës dhe abuzimit të bordit të qeverisë së Edi Ramës. Panariti shprehet se 1 litër naftë në Shqipëri kushton pothuajse dy herë më shumë se në SHBA.
Panariti shprehet se për herë të parë 1 gallon naftë në Amerikë, sot e enjte 11 Gusht, u shit poshtë 4 dollarë, duke sqaruar se 1 gallon ka rreth 3,8 litra.
“Për herë të parë 1 gallon naftë në Amerikë sot e enjte 11 Gusht, u shit poshtë 4 dollarë. 1 gallon ka rreth 3,8 litra. Pra sot, një litër naftë në tregun Amerikan është pak më shumë se 1 dollar, ose 120 lekë litri.
Po sot bordi fiksoi çmimin e naftës te ne, në 220 lekë litri. Pra rreth dyfish më shtrenjtë për Shqiptarët e varfër!”-shkruan Panariti në rrjete sociale.